Reshjet e shiut në Durrës, banori i zonës së Kënetës për Report Tv: Banesa m'u përmbyt tre herë, dëmet të pallogaritshme! Nuk kam marrë dëmshpërblim

7 Janar, 11:08 | Përditesimi: 7 Janar, 11:08

Situata në zonën e Kënetës në Durrës paraqitet problematike për shkak të reshjeve të dendura të shiut.

Një banor i zonës tha për Report TV se është hera e tretë që banesa e tij përmbytet dhe shtoi se deri më tani nuk ka marrë asnjë dëmshpërblim.

A.M/Shqiptarja.com