Reshjet e shiut në Durrës një ditë më parë shkaktuan përmbytje në të gjithë qytetin bregdetar.
Uji është tërhequr në disa zona, teksa në Unazën e qytetit ndodhen efektivët e Komandës Mbështetëse të Forcave të Armatosura, ku po punojnë për largimin e plotë të ujit nga zona.
Në terren ndodhet edhe Ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu ku është takuar edhe me banorët që janë prekur nga kjo situatë












