Reshjet e shiut/ Shembet rruga që lidh fshatin Thirrë në Mirditë me Rrugën e Kombit! Dëmtohen disa ura (VIDEO)

27 Tetor, 13:21 | Përditesimi: 27 Tetor, 13:21

Reshjet e dendura të shiut gjatë orëve të natës kanë krijuar probleme në njësinë administrative të Fanit në Mirditë. Sipas informacioneve rruga që lidh fshatin Thirrë me rrugën e Kombit është shembur nga prurjet e shumta të lumit, duke izoluar fshatin.

I.M/Shqiptarja.com