Reshjet e shiut shkaktojnë probleme edhe në Lezhë, përmbytje në lagjen Besëlidhja

11 Shtator 2025, 09:02 | Përditesimi: 11 Shtator 2025, 09:04

Reshjet e dendura të shiut të rëna gjatë natës kanë krijuar probleme edhe në Lezhë.

Kanalizimet nëntokësore nuk e kanë përballuar nivelin e prurjeve dhe ujërat kanë dalë në sipërfaqe, duke sjellë përmbytje  në bllokun e banimit 11 Janari të lagjes Besëlidhja.

Ndërkohë, punonjësit e shërbimeve publike ndodhen në terren prej orëve të mëngjesit dhe po ndërhyjnë për zhbllokimin e pusetave.

r.k./Shqiptarja.com