Reshjet shembin urën në Kukës, mbi 1500 banorë të izoluar, bllokohen 3 fshatra

3 Prill 2022, 14:07 | Përditesimi: 3 Prill 2022, 14:07

Tre ditë pas shembjes, Ura e Shtrezës, pjesë e rrugës Kukës-Shishtavec ka bllokuar mbi 1500 banorë. ARRSH pritet të hap një by pass të rrugës së vjetër për lëvizjen e përkohshme të mjeteve, deri në ndërtimin e urës së re. Në këtë rrugë paraqiten probleme të vazhdueshme edhe me shkëputjen e shkëmbinjve.

KT/Shqiptarja.com