Revani me niseshte, ja sekreti i shijes perfekte nga zonja Albana

19 Shtator, 12:05 | Përditesimi: 19 Shtator, 12:05

Revani me niseshte

Përbërësit:

  • 500 gr niseshte
  • 2 gota sheqer
  • 100 ml vaj ulliri
  • 1 litër ujë
  • 1 të verdhë veze
  • 1 lgj kos

Përgatitja:

Në një tenxhere vendosim niseshten dhe sheqerin, i përziejmë dhe më pas shtojmë 1 litër ujë të vakët dhe vajin e ullirit gradualisht. E përziejmë derisa masa të jetë e duhur. E vendosim në një tavë duke e niveluar në fund me dorë. Me kosin dhe të verdhën e vezës lyejmë sipërfaqen e revanisë dhe e vendosim të piqet në furrë.

MC/Shqiptarja.com