Rezolutë kundër raportit Dick Marty-t! Rama-opozitës: E votuat në KiE, thikë në shpinën e Kosovës! Të vëmë në vend nderin e këtij Kombi! Alibeaj: Ke frikë të njohësh gjenocidin serb

21 Korrik 2022, 16:33

Në seancën e sotme plenare po diskutohet projektrezoluta e propozuar nga Partia Socialiste 'Mbi bazueshmërinë e pretendimeve për trafikimin e paligjshëm të organeve në Kosovë e Shqipëri'. Ndërkohë në Kuvend është dorëzuar edhe kërkesa e opozitës që rezolutës t’i bashkangjitet edhe dënimi i gjenocidit serb në Kosovë. Raporti i vitit 2011 i Dick Marty, asokohe anëtar dhe raportues i Komitetit për Çështje Ligjore dhe të Drejtat e Njeriut në Asamblenë Parlamentarë të Këshillit të Evropës ngre pretendime për trajtim çnjerëzor të personave dhe trafikim të paligjshëm të organeve njerëzore që dyshohen të jenë kryer nga pjestarë dhe drejtues të UÇK, për të cilat hetuesit ndërkombëtar nuk kanë gjetur prova.