Rezultati i votimeve\ I ftuar Ivi Kaso - PJESA E DYTE

2 Korrik 2019, 15:07

Të ftuar në emisionin "5 pyetje nga Babaramo", ish-deputeti i LSI-së, Petrit Vasili dhe përfaqësuesi ligjor i PD-së, Ivi Kaso kanë mbajtur të njëjtin qëndrim mbi aksionin opozitar të ditëve në vijim. Vasili, ashtu si kurse edhe Kaso kanë deklaruar se protestat do të vijojnë, por reagimi i opozitës do të shtrihet edhe në praktike të tjera, demokratike siç kanë theksuar ata', pa i bërë të ditura.

"Nuk kam ndërmend të zbulojë pafundësinë e aksioneve që do ndërmarri", tha Vasili.

"Opozita nuk ka hequr dorë nga protestat. Aksionet do të jenë të shumëllojshme. Do ndryshojnë taktikat që do të jenë të gjitha demokratike", tha Kaso.