Riaktivizohet zjarri në Cërrilë të Mallakastrës, flakët përhapen me shpejtësi në pyllin me pisha! Mbërrin helikopteri për ndërhyrje nga ajri

10 Shtator, 17:42 | Përditesimi: 10 Shtator, 17:42

Vatra e zjarrit në Cërrilë të Mallakastrës është riaktivizuar pasditen e sotme, ndërsa flakët po përhapen me shpejtësi në një sipërfaqe të konsiderueshme të pyllit me pisha, duke alarmuar banorët e zonës.

Për neutralizimin e zjarrit po punojnë katër mjete zjarrfikëse, 30 efektivë të Forcave të Armatosura dhe 20 punonjës të bashkisë. Ndërhyrja po vështirësohet nga terreni i thyer, që e bën të vështirë afrimin e forcave në vatrën e zjarrit.

Pas kërkesës për ndërhyrje nga ajri, në zonë ka mbërritur edhe një helikopter, i cili do të angazhohet në operacionin për shuarjen e flakëve. Sipas informacioneve, zjarri ndodhet larg zonës së banuar.

E.H/Shqiptarja.com