Rikthehen reshjet e dëborës në Kukës, 37 borëpastruese mbajnë të hapur rrugën e Kombit, i bllokuar aksi Kukës-Arrën

1 Shkurt 2022, 09:29 | Përditesimi: 1 Shkurt 2022, 09:29

Në qarkun e Kukësit janë rikthyer reshjet e dëborës pas një muaji, ku deri në këto momente nuk janë shfaqur problematika. E vetmja problematikë është në aksin që lidh Kukësin me njësinë administrative Arrën. Trashësia e dëborës në Shishtavec ka vajtur në 10 cm, në Valbonë 15 cm dhe në Qafë –Prushi dhe Has 10 cm.

r.k./Shqiptarja.com