Rikthehen zjarret në vend/ 3 vatra aktive, situatë kritike në zonën e magazinave me lëndë plasëse në Berat

6 Gusht 2025, 21:22 | Përditesimi: 6 Gusht 2025, 22:49

Zjarre të shumta kanë përfshirë disa zona të vendit, duke krijuar situata alarmante. Vatra më kritike ndodhet pranë uzinës së Poliçanit, ku rrezikohen magazina me lëndë plasëse, ndërsa autoritetet kërkojnë ndërhyrje urgjente nga ajri. Flakë të mëdha janë regjistruar edhe në Dhërmi, pranë varrezave dhe banesave, si dhe në Patos, ku një pyll me pisha dhjetëravjeçare po shkrumbohet. Terreni i vështirë pengon operacionet zjarrfikëse.

E.H/Shqiptarja.com