Rikthen reshjet e dëborës në Kukës, në zonat malore trashësia arrin deri në 30 cm! Vështirësi qarkullimi për mjetet në disa akse rurale

10 Mars 2022, 09:48 | Përditesimi: 10 Mars 2022, 09:48

E enjtja ka rikthyer reshjet e dendura të borës në qarkun e Kukësit. Trashësia e borës është 7 cm në zonat e ulëta dhe 30 cm në zonat e larta  malore. Lartësia e borës në Shishtavec është 20 cm ndërsa në Valbonë 30 cm. Mësohet se rrugët nacionale janë të qarkullueshme e pa probleme. Po ashtu edhe Rruga e Kombit është e qarkullueshme në të gjithë gjatësinë e saj

r.k./Shqiptarja.com