Rindërtimi i rrugës panoramike të Kurveleshit, Rama: Zgjeron ofertën turistike, lidh historinë e Tepelenës me bregdetin e Jonit

20 Tetor 2021, 08:44

Rruga e Kurveleshit i është nënshtruar rikonstruksionit të plotë në gjithë gjatësinë e saj nga Bënçë deri në hyrje të fshatit Lekdush.  Ndërtimi i këtij aksi sjell një perspektivë të madhe zhvillmi për të gjithë zonë që nga  nxitja ekonomike deri te turizmit. Ky aks afron Tepelenën me bregdetin e Jonit  duke krijuar një lidhje mes turizmit bregdetar me turizmin natyror, kulturor dhe historik.