Rindërtimi me ritme të ngadalta në Durrës, banorët ende pa shtëpi, apel bashkisë: Përshpejtoni procesin, por jetojmë në kasolle, durimi ka kufi

26 Nëntor 2021, 13:24

2 vjet pas tërmetit të 26 nëntorit të vitit 2019 i cili shkaktoi 51 viktima, rindërtimi në Durrësit, po ecën me ritme të ngadalta. Nga 6 mijë familje që mbetën të pastreha dhe përfituan bonus qiraje pas tërmetit shkatërrues, 3800 vijojnë të mbështeten nga bashkia me bosus qiraje, por ende nuk kanë shtëpinë ë tyre që është në fazë rindërtimi.

Banorët e pallatit nr. 21 në lagjen nr. 7 kanë ngritur zërin sot përpara Bashkisë Durrës për vonesën në procesin e rindërtimit. Edhe pse trajtohen me bonus qiraje, vështirësitë për marrjen në kohë të këtij bonusi, kanë bërë që qytetarët të vihen në pozita të vështira me qiradhënësit e tyre. Një banore kërkoi që bashkia të përshpejtojë procesin e rindrtimit pasi njerëzit po jetojnë në kasolle.