Rindërtimi pas tërmetit, 56% e qytetarëve, puna e qeverisë pozitive / Kriza ekonomike, 41% vlerësojnë menaxhimin

18 Shkurt 2021, 23:06 | Përditesimi i fundit: 2021-02-18 23:15:12

Lidhur me mënyrën e menaxhimit të pandemisë së koronavirusit në vend deri më tani nga qeveria Rama, qytetarët e cilësojnë pozitive, konkretisht 50 % vlerësojnë menaxhimin e qeverisë, 38% kundër masave të marra. 20% e qytetarëve të përfshirë në sondazhin e Piepolit, e konsiderojnë shumë pozitivisht ndërsa 30%  votojnë mjaftueshëm pozitivisht. 12% e qytetarëve janë neutralë, pra as pozitivisht dhe as negativisht, 11 % e tyre votojnë mjaftueshëm negativisht si dhe 27% shumë negativisht. Ndërkohë në sondazhin e dytë të zhvilluar nga Piepoli, 31% e qytetarëve e cilësuan shumë pozitive, 22% pozitivisht dhe 29% shumë negativisht.

56% e qytetarëve të përfshirë në sondazhin e Institutit Piepoli e cilësojnë pozitive punën e bërë nga qeveria Rama në menaxhimin e rindërtimit pas tërmetit të 26 nëntorit 2019. 16% e qytetarëve cilësojnë të dobët punën e bërë, 25% e konsiderojnë të keqe ndërsa 3% nuk kanë preferuar të japin mendim. Ndërkohë edhe në sondazhin e mëparshëm të zhvilluar në 27 janar, 56% e qytetarëve e cilësojnë pozitive punën e bërë për rindërtimin.