Rinis takimi i përbashkët Prishtinë-Beograd në Ohër! Kurti: Bisedime për planin e zbatimit! Vuçiç: Do ruajmë Serbinë e plotë! SHBA-BE: Presim rezultate konkrete

18 Mars 2023, 17:44 | Përditesimi i fundit: 2023-03-19 10:54:33

Sot pritet të jetë një ditë e rëndësishme për Kosovën dhe Serbinë pasi liderët e dy vendeve janë takuar në Ohër të Maqedonisë së Veriut, për të zhvilluar raundin tjetër të bisedimeve rreth propozimit të BE për normalizimin e marrëdhënieve. Fillimisht kanë nisur takimet e veçuara ku Kurti dhe Vuçiç u takua me përfaqësues të BE-së dhe më pas nis takimi i tyre i përbashkët kokë më kokë, i cili zgjati për rreth 2 orë