Riorganizoi të gjitha degët në vend, Rama takim me krerët e rinj: Mos merrni hilet më shpejt se rregullat! Të largohemi nga e shkuara, na duhet frymë e re në parti

20 Korrik 2022, 20:12

Pas përmbylljes së garës për zgjedhjen e krerëve të degëve të Partisë Socialiste, Kryeministri Edi Rama ka mbledhur në takim me të gjithë drejtuesit e rinj, të cilëve i ka dhënë mesazhe të qarta. Në fjalën e tij, Rama u kujdes që t'i sqaronte se duhet të sjellin frymë të re në parti dhe të largohen nga e shkuara por të fokusohen që të dëgjojnë shqetësimet dhe hallet e të gjithë njerëzve.