Ripërtëritja e Kushtetueses brenda 2025-s po dështon! GJL ‘humb’ me Zaçajn, mandatet e Toskës e Bejtjes pas 16 tetorit

1 Shtator, 15:24 | Përditesimi: 1 Shtator, 15:24

Prej 10 muajsh, Gjykata e Lartë nuk po e zëvendëson gjyqtaren kushtetuese, Holta Zacaj, edhe pse u përshi në një përplasje institucionale me të, nga e cila doli e fituar. Këshilli i Emërimeve në Drejtësi ka kualifikuar deri më tani 3 kandidatë, por verifikimi po vazhdon për dy kandidatura të tjera. Vetë Kushtetuesja mban peng dy vakanca të tjera, duke e lënë më 16 tetor seancën e parë me kërkesë të Presidentit për këtë çështje.

r.k./Shqiptarja.com