'Rithemelimi': Ballkani i Hapur, i shërben pushtetit personal të Ramës dhe Vuçiç

3 Shtator 2022, 14:03

TIRANË- Grupi i Rithemelimit kritikoi sërish nismën e Ballkanit të Hapur, duke pretenduar se i shërben vetëm pushtetit të Edi Ramës dhe Aleksandar Vuçiç. Për Aldo Bumçin, anëtar i Kryesisë së PD-së, kjo nismë minon rrugën europiane të rajonit, thellon ndasitë në Ballkan dhe cenon pavarësinë e Kosovës dhe Bosnjë Hercegovinës.