Rithemelimi 'inspekton' dyert e blinduara në seli! Noka pranon se gjyqtari Zhukri u takua me ‘Foltoren’ para vendimit: Ku qëndron problemi, ai është takuar dhe me njerëz të Bashës! Javën tjetër mbledhje grupi PD-Foltore

26 Mars 2022, 13:41 | Përditesimi: 26 Mars 2022, 14:45

Këtë të shtunë në Partinë Demokratike mbërritën përfaqësues të grupit të Rithemelimit, të cilët nuk gjetën në seli, as Enkeleid Alibeaj, të cilin nuk e njohin si kryetar të komanduar, dhe as deputetë të tjerë. Një ditë pas regjistrimit në gjykatë të statutit të Kuvendit të Berishës, Rithemelimi e konsideron selinë blu shtëpinë e demokratëve, me aspiratën që 2 kampet të bashkohen nën negociatat e udhëhequra nga “Foltorja” ku ftesën ia drejtojnë edhe Bashës si deputet i PD-së.

    Sh.Sh/Shqiptarja.com