'Rithemelimi' mbledh Kuvendin! Berisha rrëzohet teksa merr fjalën! Braktiset nga shumica e deputetëve të PD! Ndryshime statutore, më 22 maj zgjidhet kryetari i ri i partisë! Shkarkohet Alibeaj

30 Prill 2022, 20:38

Berisha mblodhi sot Kuvendin Kombëtar të PD duke vijuar me të tijën se drejton Partinë Demokratike edhe pse ende nuk kemi një vendim gjykate të formës së prerë. Në Kuvend u vendosën ndryshime të tjera në Statut, u shkarkua Alibeaj dhe u përcaktua data e zgjedhjes së kryetarit të ri. Munguan mbi 400 delegatë! Tallja me Bashën, lotët e Topallit dhe rikthimi i Imamit ishin disa prej momenteve pikante! Edhe pse Berisha i kishte ftuar të gjithë në Kuvend morën pjesë vetëm 17 deputetë të PD, teksa munguan 35.