Roland Bejko: Berisha po rrezikon të ndajë PD-në përjetësisht! Kërkon partinë për t'i bërë të 'fortin' SHBA-ve

18 Dhjetor 2021, 16:38 | Përditesimi: 18 Dhjetor 2021, 16:38

Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD, Roland Bejko, deklaroi nga foltorja e Kuvendit Kombëtar të thirrur nga Lulzim Basha se ish-kryeministri Sali Berisha e ka ndarë PD-në dhe nuk mundi të dilte mbi vetëveten. Bejko theksoi se Berisha po rrezikon ta ndajë PD-në përjetësisht. Ndër të tjera, Roland Bejko theksoi se Berisha e kërkon partinë për t'i treguar SHBA-ve se nuk e nxjerrin dot nga tryeza e vendimmarjes.

 

KT/Shqiptarja.com