Rolet në skenë dhe jetë të aktorit të Portokalli, Irgen Çela

28 Dhjetor 2018, 09:01

Miqtë por edhe publiku i gjerë e njeh me pseudonimin "Xhoda", falë personazhit që e bëri fillimisht të famshëm në spektaklin e humorit "2XL". Por ndryshe nga shumë prej kolegëve të tij që e nisën në Portokalli e për të vijuar më pas nëpër shfaqje apo programe të tjera në ekrane të ndryshme, Irgen Çela pati një rrugëtim tjetër. E nisi në "2XL" për të vijuar karrierën e tij më pas në "Portokalli". Vetë aktori, i ftuar sot në emisionin "Rreze Dielli" në Report TV tha se largimi drejt "Portokallisë" ishte zgjedhja më e mirë për karrierën e tij, pasi spektakli i humorit që shfaqet çdo të dielë në Top Channel ka një forcë më të madhe.

Duket se dëshira për të mos u ekspozuar shumë në media nuk është vetëm e Irgenit por edhe e bashkëshortes së tij. Gjatë bisedës në studio, aktori pohoi se të dy janë të njëjtit mendim që të mos e ekspozojnë jetën e tyre familjare.

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën familjare. Kjo është një zgjedhje personale e imja dhe e bashkëshortes time. Të dy jemi të një mendimi lidhur me këtë gjë, aq më tepër në lidhje ,me djalin që përpiqemi ta ekspozojmë pothuajse fare