Rrëfimi i pabesueshëm i Shqipe Selimit, ushtarja 14-vjeçare që luftoi për lirinë e Kosovës, martesa me një nga themeluesit e UÇK, që sot gjykohet për krime lufte në Hagë

8 Shkurt 2021, 23:02 | Përditesimi i fundit: 2021-02-09 17:51:38

Historia e Shqipe Selimit mund të cilësohet sa e jashtëzakonshme aq edhe e pabesueshme, e cila u bë ushtare e   UÇK-së që 14 vjeç që luftoi për lirinë e Kosovës e deri tek kandidate për deputete me nr. 10 në listat e Vetëvendosjes, numër që dikur e ka mbajtur bashkëshorti i saj Rexhep Selimi, që sot është  i paraburgosur në Hagë për krime lufte.