Rrënohet kisha 700-vjeçare në Blinisht, Dom Nik Ukgjini thirrje Ministrisë dhe Dioqezës së Lezhës: Shpëtoni monumentin e kulturës

9 Tetor 2021, 16:20

Kisha e Shën Shtjefnit në Blinisht të Lezhës, shpallur monument kulture i kategorisë së parë ka degraduar plotësisht. Krahas rënies së çatisë vitet e fundit janë shembur muret dhe janë dëmtuar thuajse plotësisht afresket.

"Këtu ka qenë me qemer kisha prej guri, siç është dhe kisha e Balldrenit, tani shihet se është rrënuar nga moskujdesi i institucioneve që duket të merren me monumentet. Mund të bëhet diçka për të ruajtur muret që kanë mbetur, punime restauruese dhe çati. Duhet të shpëtohet kjo kishë, nuk është investim i madh duhet dëshirë vullnet për ta ruajtur", tha studiues Dom Nik Ukgjini