Rrezikoi ekstradimin, Dritan Goxhaj: Pas lirimit nga burgu u telefonova vetëm nga miqtë e mi të luftës! Akuzat e speciales ndaj UÇK-së janë absurde

13 Tetor 2023, 19:19

3 ditë më parë Gjykata e Apelit refuzoi kërkesën për ekstradimin në Hagë të ish-luftëtarit të UÇK-së Dritan Goxhaj i arrestuar më 31 korrik në Tiranë. Pasi la qelitë e burgut 313 në orët e pasdites së martë, Goxhaj këmbënguli në pafajësinë e tij dhe tha se nuk e ka humbur lirinë për asnjë moment. Sot i ftuar në “Studio Live” në Report Tv me gazetarin Arbër Hitaj pati kritika për mënyrën si u arrestua nga policia shqiptare.