Rritet ndjeshëm numri i të vdekurve nga COVID, Ministria e Shëndetësisë apelon: Vaksinimi mënyra më e shpejtë për t’iu afruar fundit të pandemisë

25 Shtator 2021, 14:14

Në vend situata e shifrave të COVID është përkeqësuar ndjeshëm. Ditët e fundit është vënë re një rritje e numrit të personave që kanë ndërruar jetë.  Nisur nga kjo situatë ka qenë ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu, e cila përmes një mesazhi, ka apeluar qytetarët që të vaksinohen.