Rritet numri i dosjeve të prapambetura në Apel, mbi 7 vjet për 1 çështje civile! Gjykata ende me 1/3 e anëtarëve, në 2025 iu ul dhe buxheti

17 Tetor, 16:00 | Përditesimi: 17 Tetor, 16:00

Numri i dosjeve të prapambetura në Gjykatën e Apelit, vijon të rritet, duke shkuar në mesin e këtij viti në mbi 44 mijë. Për një çështje civile, në këtë gjykatë, mesatarja e shqyrtimit mbetet mbi 7 vjet. Situata reflekton nevojën urgjente për emërime të anëtarëve të rinj dhe staf mbështetës për gjyqtarët.

    r.k./Shqiptarja.com