Rritja e çmimeve, Alban Zusi në Report Tv: E paralajmëruar, paketa fiskale e dha efektin paraprakisht! Ka nevojë për ndërhyrje, mund të futemi në politika të pastabilizuara

13 Janar 2022, 14:03

Kriza e çmimeve kulmoi në dhjetor të vitit të kaluar, kur u regjistruar shifra më e lartë e inflacionit në dekadën e fundit. Sipas të dhënave të INSTAT një ditë më parë, inflacioni gjatë muajit të kaluar kapërceu pritshmëritë e Bankës së Shqipërisë duke arritur në 3.7%, ndërsa po dje, Ministrja e Ekonomisë Delina Ibrahimaj paralajmëroi se kjo rritje çmimesh do të vijojë edhe gjatë 6 muajve të parë të këtij viti.