Rritja e çmimeve ndikon pensionistët, Report Tv me çiftin e mjekëve: Leku do bari’! Në treg nuk të shërbejnë po more një sasi më pak se 1 kg

21 Mars 2022, 22:57 | Përditesimi: 21 Mars 2022, 22:57

Rritja e çmimeve nuk ka ndikuar vetëm tek shtresat në nevojë dhe tek ata me pension të ulët. Report Tv sjell rastin e çiftit pensionist, një jetë të tërë në mjekësi, Thanas e Mira Kulo, që shpenzimet në treg i bëjnë jo vetëm të kontrolluara por mbajnë shënim për çdo vlerë të luhatjeve në treg. Shpesh ata dalin nga tregu pa blerë dy domate sipas nevojave, pasi shitësi u thotë ose një kilogramë ose asgjë

Sh.Sh/Shqiptarja.com