Rritja e çmimeve, protesta e tensione në Tiranë e disa qytete të vendit, bllokohen akse rrugore! Rama: Të manipuluar nga një përpjekje e ulët e 'non gratave' të shpallura ose jo

12 Mars 2022, 07:21 | Përditesimi: 12 Mars 2022, 07:21

TIRANË- Në ditën e tretë radhazi, nga qytete të ndryshme të vendit, qytetarët janë mbledhur në protesta për të kundërshtuar rritjen e çmimeve. Protestuesit u mblodhën në Tiranë përpara kryeministrisë, por edhe në Lezhë, në Durrës, në Berat, në Korçë e në Shkodër.

Situata më e tensionuar u paraqit në Durrës ku qytetarët bllokuan rrugët kryesore të qytetit dhe pati përplasje pasi thyen kordonin e policisë me qëllim për të bllokuar autostradën Tiranë-Durrës. Si pasojë e përplasjes, në Durrës u shoqëruan 20 persona, ndërsa pati shoqërime edhe në Lezhë, Dibër dhe Berat.

KT/Shqiptarja.com