Rritja e çmimeve, qytetarë, aktivistë dhe aktorë në protestë para Kryeministrisë! Pensionisti: Po dal për bukën e gojës! Aktori Binaj: Çdo gabim të qeverisë e paguajmë ne

6 Tetor 2021, 17:35 | Përditesimi: 6 Tetor 2021, 22:32

Me dhjetra qytetarë janë mblehdur para kryeministrisë për të protestura kundër rritjes së çmimeve jo vetëm të bukës, por edhe ushqimet e shportës dhe karburantet. Protesta është organizuar nga qytetarët me vullnet të lirë dhe shoqëria civile për rritjen e çmimeve pasi këto në fund rendojnë në xhepat e familjeve konsumatore. Protestës i është bashkuar edhe deputeti i PD, Bujar Leskaj, i cili kishte paralajmëruar se do të merrte pjesë si qytetar i thjeshtë.  Në protestë ka pasur edhe shumë gazetarë, aktorë dhe aktivistë të njohur si aktori Florian Binaj, Avokati Altin Goxhaj, gazetarja  Rezarta Delisula etj.

r.k./Shqiptarja.com