Rritja e çmimeve të karburantit e ushqimeve, fermerët bllokojnë rrugën te Rrethi i Shoferit në Lushnjë! Studentët në Korçë bojkotojnë mësimin: Ju rrisni çmimet, ne rezistencën

11 Mars 2022, 09:14 | Përditesimi: 11 Mars 2022, 09:14

Rritja e çmimit të naftës dhe produkteve bazë të shportës ushqimore, ka nxjerrë në protestë dhjetëra banorë në disa qytete të vendit. Mëngjesin e sotëm dhjetëra fermerë në qytetin e Lushnjës kanë dalë që të protestojnë kundër rritjes së çmimit të karburantit, ndërsa në shenjë revolte kanë bllokuar rrugën. Fermerët madje janë përplasur me efektivët e policisë, dhe kanë çfarë kordonin policor në mënyrë që të bllokojnë rrugën.

r.k./Shqiptarja.com