Rritja e çmimit të bukës, Tabaku në Komisionin e Ekonomisë: Brenda 3 javësh të thërrasim në seancë dëgjimore Autoritetin e Konkurrencës

29 Shtator 2021, 12:32 | Përditesimi: 29 Shtator 2021, 12:32

Nënkryetarja e PD, Jorida Tabaku në Komisionin e Ekonomisë ka kërkuar në emër të opozitës që të thërrasë Autoritetin e Konkurencës për rritjen e çmimit të bukës e miellit. Ajo theksoi se kjo rritje nuk varet nga faktorë të jashtëm, por të brendshëm dhe duhet transparencë se si çmimi i miellit e bukës u rrit brenda ditës.

 

r.k./Shqiptarja.com