Rritja e çmimit të naftës e benzinës, Basha: Qeveria të ndërhyjë menjëherë, të heqë taksën ‘Rama’ për karburantin

5 Mars 2022, 16:57 | Përditesimi: 5 Mars 2022, 16:57

Kryedemokrati Lulzim Basha ka reaguar pas rritjes së çmimit të karburantit, ku i ka bërë thirrje qeverisë që të marrë masa.

“Ka arritur në 230 lekë për litër, i bëj thirrje qeverisë të marra masa duke hequr taksën e qarkullimit Rama mbi karburantin 240 lekë për litër dhe duke marrë masa shtesë për të stabilizuar çmimin e karburantit. Është detyra e qeverisë t’i vijë në këto kohë në ndihmë njerëzve dhe bizneseve. Që çmimi i karburantit të mbahet në kontroll përveç uljes së taksave që ndikon të çmimi”, thotë Basha.

KT/Shqiptarja.com