Rritja e pagave, Berisha: Me borxhet e marra nga qeveria, duhet të ishin trefishuar

9 Shtator 2022, 20:30

Sali Berisha gjatë takimit të ditës së sotme me qytetarë të Përrenjasit tha se me borxhet e marra nga qeveria duhej që rrogat të ishin trefishuar.

“Këta krijojnë me klientelën e vet mekanizma absurde për vjedhje. U shtuan 50 milionë. Tha vetë i kërkova princit Salman 50 mijë euro e mi dha. Po i paguajnë taksapaguesit jo Surreli. Problemi është se qeveria po shndërrohet në makineri plaçkitëse. Jemi në një protektorat krimi. Ky gusht tha i kishte vrasjet më të ulëta. Por po ti konvertojmë çdo muaj, duhet të kishim për vitin që thotë ajo 200 vrasje. Ai në shumë aspekte është problematik.Njeh mirë vetëm shifrat që vjedh.

Kjo është situata. Duhet të përpiqemi ti japim fund kësaj situate. PD besoj se një ndërhyrje urgjente kërkon së pari vendosjen e minimumit jetik e nuk duhet të ketë shqiptar që jeton në këtë minimum. Rritja e rrogave do të jetë përparësi absolute për ne. E vumë përparësi të ishim në krye të vendeve të Ballkanit dhe e arritëm. Nuk ka kryeministër normal mos ketë qëllim mirëqenien e qytetarëve.

Sot rrogat e shqiptarëve me 500 miliardë lekë që ka marrë borxh, mund të ishin së paku trefishuar.
Ato realisht mund të jenë 30 përqind më të ulëta. Sepse çmimet nga 2014 për paketën e shportës janë dyfishuar. Pra jemi për një paketë emergjente”, tha Berisha.”, tha Berisha.