Rruga e Arbrit dhe ura më të lartë në Ballkan hapet në 29 nëntor! Ministrja: Mjetet të ecin me kujdes

27 Nëntor 2021, 18:00

Ditën e hënë do të hapet provizorisht Rruga e Arbrit, ndërsa punimet vazhdojnë dhe parashikohet që përfundimisht të mbyllen në pranverë të vitit tjetër.

Dy ditë përpara hapjes së rrugës së Arbrit, ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku, e shoqëruar nga drejtori i ARRSH-së,  dhe drejtori i Policisë Rrugore Altin Qato ju bëri thirrje drejtuesve të mjeteve të ecin me kujdes pasi rruga ende është një kantier ku po ndërtohet.