Rruga e Arbrit pa mirëmbajtje në terren, dëmtohen dy automjete nga rrëshqitja e gurëve

9 Janar, 18:52 | Përditesimi: 9 Janar, 18:52

Rrëshqitje gurësh nga skarpatet e Rruga e Arbrit janë regjistruar sonte në segmentin Bulqizë–Qafa e Buallit, duke shkaktuar dëme materiale në dy automjete që po qarkullonin në këtë aks.

Sipas burimeve të Report TV, gurët kanë rënë papritur në karrexhatë, duke goditur mjetet dhe duke krijuar rrezik për drejtuesit e automjeteve. Fatmirësisht, nuk raportohet për persona të lënduar.

Segmenti i Rrugës së Arbrit është ndërtuar dhe duhet të mirëmbahet nga Kompania Gjoka, ekipet e së cilës nuk duken gjëkundi, sipas raportimeve në terren. 

I.M/Shqiptarja.com