Rruga Milot-Balldre do të jetë me pagesë për qytetarët! Në dhjetor hapet gara për koncesionin për ndërtimin e këtij segmenti

14 Nëntor 2023, 16:00

Në muajin dhjetor do të rihapet gara për dhënie me koncesion të ndërtimit të rrugës Milot-Balldren-Kufiri i Malit të Zi. Lajmi është dhënë nga Ministria e Infrastrukturës në Komisionin e Ekonomisë, kur bëri të ditur se kalimi në këtë rrugë do të jetë me pagesë, ndryshe nga sa ishte plani i parë i koncesionit