Rruga Milot-Fier/ Balluku: 1.2 mld euro nga koncesionari! Shteti shqiptar 10% garanci në 16 vite

9 Korrik 2020, 23:04 | Përditesimi i fundit: 2020-07-10 16:08:40

TIRANË- Detajet nga rruga Milot- Fier ka qenë në fokus të intervistës së zhvilluar në "Repolitix" në Report Tv, ku ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku ka dhënë detaje nga ky projekt. Është koncesion i pastër, ka sqaruar Balluku, pra që shteti shqiptar nuk do të paguajë asnjë qindarkë nga buxheti i shtetit, teksa ka zbuluar se në garë ka shfaqur interes edhe kompania amerikane që “Bechtel-Enka” ka bërë rrugën e Kombit. Ajo ka zbuluar se nuk ka pranuar që të nënshkruhet një marrëveshje me këtë kompani, sepse ka kërkuar që të bëhet me lekët e shtetit, por që qeveria nuk i ka këto kapacitete. Në këtë garë, Balluku ka theksuar se është më tepër për kompanitë e huaja, pasi ato shqiptare nuk e kanë një kapacitet financiar prej 1.2 mld euro.