Rrumbullaku: Do krijojmë një këshill të posaçëm për emërimet në Polici, jo më atribut i vetëm i Drejtorit! Ndryshime dhe në strukturat e hetimit të krimit

17 Shtator 2022, 16:27 | Përditesimi i fundit: 2022-09-17 20:34:18

Emërimet e Policisë së Shtetit tashmë nuk do të jenë atribut vetëm drejtorit të Përgjithshëm! Muhamet Rumbullaku, i  cili ka marrë së fundmi drejtimin e Poicisë së Shtetit, ka bërë me dije se brenda pak ditësh do të konstituohen këshillat e shqyrtimit të propozimeve për emërimin në detyrë dhe ecurinë në karrierë të çdo punonjësi policie.