Ruçi pret Konjufcën: Kosova në anën e duhur të historisë, Serbia po glorifikon kriminelët e saj

7 Qershor 2021, 11:58 | Përditesimi i fundit: 2021-06-07 12:03:24

Në konferencën e përbashkët për mediat, kreu i Kuvendit, Gramor Ruçi ka vënë theksin se Kosova është në anën e duhur të historisë, në ndryshim nga Serbia duke fajësuar këtë të fundit se po “glorifikon kriminelët e luftës”.

“Serbia ka kryer gjenocid, ajo ka kryer krime kundër njerëzimit dhe krime luftë, ka fshehur kriminel dhe që nuk ka bashkëpunuar me Hagën dhe sot përpiqet që të glorifikojë kriminelët e vet që i ka mbrojtur dhe fshehur. Kosova është në anën e duhur të historisë dhe ka mbështetjen tonë”, tha ndër të tjera Ruçi.