Safet Gjici i hoqi dhe riktheu titullin 'Qytetar nderi i Kukësi', Surroi: Fenomen brengosës që rikthen agjitacion-propagandën në demokraci

30 Nëntor 2020, 22:06

Publicisti Veton Surroi ka komentuar debatet që u zhvilluan për figurën e tij për heqjen dhe më pas rivendosjen sërish të titullit "qytetar nderi i Kukësit". Në një intervistë për "5 pyetje nga Babaramo', Surroi tha se kjo histori është sa komike aq edhe brengosëse pasi një person jo dhe aq i ditur në lidhje me historinë e Kosovës, duke iu referuar deklaratave të kryetarit të bashkisë Safet Gjicit në mbledhjen e Këshillit të qarkut Kukës, ka bërë agjitacion-propagandë si në periudhën e komunizmit ku njerëzit dënoheshin e futeshin në burg pasi pushtetarët sajonin dhe i interpretonin gjërat si donin.