Sako nervozohet nga pyetjet në komision: Jam shumë e qetë! Tabaku: Fike celularin, mos lexo përgjigjet aty

21 Shkurt 2022, 14:26 | Përditesimi: 21 Shkurt 2022, 14:26

Dëshmia e kryetares së bashkisë së Durrësit Emiriana Sako, në komisionin për inceneratorët, është shoqëruar me tensione. Deputetët e PD-së, teksa i drejtuan pyetje kanë shkaktuar debate po Sako përgjigjej se ishte e qetë edhe pse dukej e nervozuar.

Sako: Jam shumë e qetë.

Tabaku: Jemi duke dëshmuar, me respektin maksimal, zonja Sako fike celularin se nuk është etike të lexosh përgjigje në celular

r.k./Shqiptarja.com