Sali Berisha dhe 8 anëtarë të Komisionit të Rithemelimit përjashtohen përgjithmonë nga PD! Kryesia vendos edhe pezullimin e 20 të tjerëve

11 Janar 2022, 08:24 | Përditesimi: 11 Janar 2022, 15:04

Kryesia e PD ka vendosur të përjashtojë përgjithmonë nga partia ish-kryeministrin Sali Berisha dhe 7 anëtarë të Komisionit të Rithemelimit. Burime për Report Tv bëjnë me dije se pas mbledhjes së djeshme, kryesia e selisë blu ka përjashtuar Bujar Nishanin, Flamur Nokën, Albana Vokshin, Edmond Spahon, Arben Ristanin, Klevis Balliun dhe Keltis Krujën.

r.k./Shqiptarja.com