Sali Berisha për herë të dytë në Prokurori, herën e parë në 2015-n dëshmoi kundër Metës, të cilin e akuzonte për planifikimin e dy vrasjeve

13 Janar 2022, 13:15 | Përditesimi: 13 Janar 2022, 13:15

Sali Berisha ka konfirmuar paraqitjen sot në Prokurorinë e Tiranës, për të dëshmuar për protestën e dhunshme të 8 janarit, frymëzuar dhe organizuar prej tij, për të marrë me forcë selinë e Partisë Demokratike, në vendin e të cilës së fundmi është zbuluar një projekt për të ndërtuar disa megakulla. Kjo është hera e dytë që Sali Berisha, gjatë jetës së tij politike, futet në derën e prokurorisë, gjithnjë jo si i pandehur, por si dëshmitar. Për herë të parë Sali Berisha u paraqit në ish Prokurorinë e Krimeve të Rënda, në 9 mars 2015, për çështjen ‘Doshi-Meta’. Në fillim të marsit 2015, Berisha akuzonte Ilir Metën se kishte planifikuar vrasjen e dy deputetëve, Tom Doshit dhe Mhill Fufit, dhe se Meta kishte bërë përpjekje që këtë krim në tentativë t’ja faturonte Berishës.

r.k./Shqiptarja.com