Salianji në Kuvend: Këta që vrasin njerëz nuk pyesin për për moratoriumin e qeverisë që ndalon vrasjen e zogjve

21 Korrik 2022, 22:48

Në Kuvend ku po zhvillohen diskutime në lidhje me moratoriumin e gjuetisë së kafshëve. 

Deputeti Ervin Salianji u shpreh se shqetësim real është që të ndalohet “gjuetia”e njerëzve.

 “Në rrugën dhe aksin kryesor të veriut, vriten tre të rinj. Të cilëve nuk dua t’i hyj problemeve që kanë me ligjin, por janë probleme që lindin për shkak të politikave. Qeveria nuk jep një mesazh, pavarësisht se ngjarja është e kësaj jave. E kam thënë dhe njëherë. Ç’është ky shtet që banditët gjejnë njëri-tjetrin dhe nuk i gjen dot qeveria. Nuk i gjen dot qeveria, apo ka korrupsion. Të gjithë emrat që përfliten në kronikën e zezë, janë emrat që ne i kemi përmendur si njerëz të përfshirë në një veprimtari kriminale. Në shitblerje votash. Çdo person që del në kronikën e zezë në Shqipëri, mbledhin vota për PS-në. Në këtë sallë, njerëzit më të mbrojtur, me vrasjet sikur të kenë ushtri, mund t’i vendosin objektiv çdo njeriu. Kjo është gjuetia e njeriut.