Salianji për draftin e Alibeajt: Po shkon pas Ramës, Presidenti i ri duhet të ketë angazhim politik! Ka një hile për mbledhjet e grupit parlamentar të PD

9 Maj 2022, 11:05 | Përditesimi: 9 Maj 2022, 11:05

Deputeti i PD, Ervin Salianji ka kundërshtuar draftin e Enkelejd Alibeajt duke thënë se nuk ka pasur asnjë njoftim të mbledhjes së kryesisë së grupit parlamentar të PD dhe pretendon se drafti i propozuar për zgjedhjen e president të ri është në favor të Ramës. Sipas tij, rregullorja e përcakton qartë se kush duhet të marrë pjesë në mbledhje ndërsa shtoi se nuk është dakord që presidenti i ri nuk duhet të ketë pasur angazhim politik në 5 vitet e fundit. 

 

Sh.Sh/Shqiptarja.com