Samiti i Berlinit, i ftuar Koço Danaj

30 Prill 2019, 10:04

Historiani dhe politologu Koço Danaj foli lidhur me zhvillimet e ndodhura në Samitin e Berlinit mbi çështjen e Kosovës në studion e Report TV me gazetarin Ilir Babaramo. Lidhur me taksën ndaj mallrave serbë Danaj tha se ajo është pozitive për sa kohë vendos të marrësh masa ndaj një shteti që të ka keqtrajtuar për shumë vite.

Danaj tha se roli i Ramës duhet të jetë i baraslarguar në këtë cështje për sa kohë Kosova është shtet i pavarur dhe jo një provincë e Shqipërisë. Danaj foli me tone të ashpra për liderët kosovarë duke thënë se ata nuk punojnë për interesat e popullit por vetëm për interesat e tyre.

"Hashim Taçi e dimë ku e ka hallin, e ka hallin te Haga. Ramushi e ka kryer atë. Hashimi është më i frikësuar. Dhë është normale, se ke gjithë atë karrierë. Në fund të fundit, në politikë nuk ka dashuri, ka interes. Thaçi tha se nuk ishte fare vendi për të thirrur SHBA. SHBA nuk është një person dhe duke pasur një person i cili sot shkarkon atë që emëroi dje.

Kosova nuk është Gjermania. Kosova nuk është Francë. Politikën e të mëdhenjve e bëjnë të mëdhenjtë. Thotë pastaj jemi sovran. Kosova është gheto. E vetmja gheto sot në Europë është Kosova. Kosova është e burgosur akoma dhe ti nuk ke pse ta fshehësh dhe të gjithë ta dinë një gjë të tillë. Kush do qoftë.Çfarë kërkon të bësh. Kërkon të këmbesh një territor shqiptar me një territor shqiptar. Ky është antishqiptarizëm. Gjërat duhen folur hapur.