Një vajzë 15-vjeçare ka tentuar vetëvrasjen në Sarandë, pasi është vetëhedhur nga kati i 4-t i banesës së saj.
Ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme, teksa gjimnazistja ndodhej në banesë pasi ishte kthyer nga shkolla.
Ajo dhe vëllezërit e saj, së bashku me prindërit, ndodheshin të gjithë në shtëpi pasi vëllai i saj i vogël kishte ditëlindjen.














